Opinion: SHBA dështojnë në Afganistan
Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 16 August 2021
Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani dhe marrja e menjëhershme e pushtetit nga talibanët, e zhysin vendin në kaos. SHBA kanë humbur besueshmërinë, kritikon Ines Pohl.
Nuk ka një zgjidhje të mirë për dilemën afgane, të cilën presidenti amerikan, Joe Biden e ka trashëguar nga paraardhësit e tij. Donald Trump bëri të ditur, si një nga vendimet e fundit si president, tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Paraardhësi i tij, Barack Obama e humbi mundësinë ta përgatiste tërheqjen me argumentin e vlefshëm, se invazioni pas eliminimit të Osama bin Ladenit kishte humbur kuptimin.
Joe Biden ndodhet nën një presion të madh politik të brendshëm t’i japë fund kësaj lufte. Shumica e amerikanëve nuk duan më të rrezikojnë jetë njerëzish dhe të japin miliarda të tjera për një vend, ku shumica e popullsisë nuk i sheh SHBA-të dhe aleatët si çlirues, por i lufton si pushtues. Dhe Biden ka nevojë urgjente për suksese. Nëse shumë presidentë filluan luftëra për të fituar zgjedhje, ky president duhet t’i japë fund një lufte për të ruajtur mazhorancën e dobët në të dyja dhomat e Kongresit Amerikan në zgjedhjet e ndërmjetme vitin e ardhshëm.
Civilë perëndimorë në rrezik
Të gjitha këto duhet të merren parasysh në vlerësimin e situatës aktuale. Por kompleksiteti i situatës nuk është aspak justifikim për dramën dhe katastrofën humanitare tani në Afganistan. Jo vetëm që u lanë pa mbrojtje bashkë me familjet e tyre mijëra afganë që mbështetën ushtaret e ushtarët perëndimore këto dy dhjetëvjeçarë. Aleanca ushtarake nuk duket se është në gjendje të vendosë në siguri civilët e saj. Si është e mundur, që nuk u evakuuan më parë punonjësit e ambasadave, të organizatave joqeveritare dhe grupimeve të tjera, para se ushtria të linte pjesë të tjera të vendit duke e hapur rrugën për marshimin fitimtar të talibanëve? Si është e mundur, që ende para disa ditëve, ekspertë në Shtëpinë e Bardhë pretendonin, se Kabuli nuk do të bjerë kaq shpejt?
Tani sundon thjesht paniku në kryeqytetin afgan, sepse ushtria afgane natyrisht e ndërron shpejt flamurin. Nga frika e pushtetit të madh të talibanëve, por edhe sepse nuk ia vlente, të luftoje për një qeveri të korruptuar, të drejtuar nga presidenti Ashraf Ghani po i korruptuar. Çfarë të thotë kjo për cilësinë e shërbimeve sekrete dhe njohjen e situatës në vend? E çfarë vlere kanë para kësaj gjendjeje, fjalët e Joe Bidenit, që tha me gojën plot, se nga Afganistani nuk vjen më rrezik terrorizmi dhe prandaj vendi do t’i lihet vetes?
Ndihmësit u lanë në baltë
Lufta në Afganistan filloi si reagim pas sulmeve terroriste kundër SHBA më 11 shtator 2001. Me një logjikë jo shumë të kuptueshme, Joe Biden bëri të ditur, se në 20-vjetorin e sulmit terrorist, tërheqja ka përfunduar. Ndoshta me shpresën e mbylljes të një kapitulli tjetër jo të lëvdueshëm të invazioneve në historinë amerikane dhe në monumentin përkujtimor në Nju Jork të deklarohet e fituar lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Por në këto 20 vite nuk është fituar asgjë. Vetëm është humbur shumë besueshmëri. Edhe tek ata që me gatishmërinë e tyre për të mbështetur aleancën perëndimore, nuk rrezikuan vetëm jetën e tyre, por edhe të familjeve të tyre, dhe tani u lanë për turp në baltë. Kjo ka bëjë me të gjithe ne. Ne të gjithëve duhet të na vijë turp./DW/
Të tjera
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...