Lajme

Operoi ilegalisht, mbyllet biznesi që merrej me trajtimin e nënprodukteve shtazore

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 09 October 2024

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar përkohësisht veprimtarinë e një operatori, i cili trajtonte ilegalisht nënprodukte shtazore.

Në një komunikatë për media, AUV bën me dije se pos mungesës së dokumentacionit, hapësirat s’kishin kushte teknike sanitare për të ushtruar veprimtarinë.

Ekipi inspektues ka urdhëruar largimin dhe tërheqjen e mbetjeve të nënprodukteve. Nga aty u larguan rreth 500 kilogramë nënprodukte.

-Advertisement-

“Çdo operatorë ekonomik i cili nuk përmbush kriteret ligjore për të ushtruar llojin dhe natyrën e veprimtarisë ekonomike. Përveç se bie ndesh me ligjin ai njëkohësisht mund ta rrezikojë shëndetin publikë. Menjëherë pas masave ekzekutive të mbylljes,  Do të përballet edhe me masat vijuese të ndjekjes përmes organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera