Sport

Operohet Ibrahimovic, lajm i fundit nga Raiola

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 02 May 2017

Zlatan Ibrahimovic nuk do të detyrohet të pensionohet.

Zlatan Ibrahimovic i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm të gjurit që ia përfundoi sezonin.

Dhe, menaxheri i tij, Mino Raiola ka bërë të ditur se sulmuesi i Manchester United do të jetë në gjendje ta vazhdojë karrierën e tij.

-Advertisement-

“Zlatan Ibrahimovic i është nënshtruar një operacioni të suksseshëm të gjurit. Ai do të rikuperohet dhe nuk ka pësuar lëndim që ia rrezikon karrierën”, deklaroi Raiola në komunikatën e publikuar, përcjell “lajmi.net”.

“Zlatan dhe ekipi mjekësor nuk janë në dispozicion për intervista. Për çdo risi do t’ju njoftojmë në ditët në vazhdim”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera