Lajme

Operacioni për kanabis, polici lëndohet gjatë aksionit në Delvinë

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 04 Korrik 2017

Një punonjës policie është lënduar aksidentalisht gjatë kontrollit të territorit për kanabis, në zonën e Sopotit të Delvinës.

Gjatë kontrollit të territorit mbi Palohor në një terren të pyllëzuar e të thepisur, në afërsi të malit Sopot, punonjësi i policisë B.H, duke kontrolluar në këmbë territorin është rrëzuar aksidentalisht dhe u dëmtua në shpatull dhe kokë.

Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore, e më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan TCH, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Drejtori i Përgjithshëm i policisë Haki Çako ka telefonuar menjëherë punonjësin duke i uruar shërim të shpejtë dhe i siguroi se do të merret çdo masë e nevojshme dhe ndihmë mjekësore.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy