Lajme

Operacioni i rrallë në QKUK: Mjekët i heqin pacientes tumorin 8 kilogramësh

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 18 October 2019

Tumori në mitër që peshonte 8 kilogramë i është hequr nga trupi i një gruaje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
E për ta hequr këtë tumor ekipit mjekësor në QKUK iu është nevojitur 3 orë kohë, shkruan Gazeta inFokus

Ndërhyrja kirurgjike është bërë me thikë ultrasonike dhe ka përfunduar me sukseses

Pacientja është nën mbikëqyrjen e mjekëve, me një gjendje shëndetësore të mirë, derisa pritet të lirohet shumë shpejt.

-Advertisement-

 

Ekipet mjekësore në këtë klinikë kanë kryer edhe më herët operacione të rralla dhe të komplikuara, kryesisht të natyrës së njëjtë, me sukses të plotë, pa pasur nevojë që pacientët të dalin për trajtim jashtë vendit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera