Lajme

Operacioni “Gracka”, arrestohet edhe një ish-punonjëse e mirëmbajtjes në Tiranë për vjedhje të parave

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 04 February 2023

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua në Tiranë, mirëmbajtëse e një banese pasi dyshohet se ka vjedhur para.

Në njoftimin e Policisë thuhet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në provat e siguruara gjatë një pune të mirëfilltë hetimore për vjedhjen e disa shumave parash, në një banesë në rrugën “Vaso Pasha”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases E. K., banuese në Tiranë.

-Advertisement-

Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasja E. K., e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E, në rrugën ‘Vaso Pasha’, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera