Lajme

Operacion policor në disa rajone të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 12 May 2023

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion në disa rajone të ndryshme të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, me njësitet e saj relevante ka realizuar një operacion policor, në disa rajone/lokacione të ndryshme, me qëllim të hetimit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale”, ka thënë Kelani.

-Advertisement-

Ai nuk ka dhënë detaje tjera duke u shprehur se “pas përfundimit të veprimeve policore, pritet të jepen informacione shtesë”.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm në telefon.

Ndërkaq në media është raportuar se operacioni është zhvilluar në Gllarevë të Klinës dhe se janë konfiskuar substanca narkotike.

Vazhdon aksioni i policisë në Gllarevë të Klinës, flasin nga prokuroria

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera