Lajme

Operacion policor, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 30 November 2023

Burimet e RTV Dukagjini bëjnë të ditur se gjatë një operacioni policor, policia ka neutralizuar njërin nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë, me ç’rast i njëjti ka mbetur i vrarë.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Po ashtu dyshohet se gjatë aksionit është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

-Advertisement-

Ndërkaq, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin se janë përfshirë në këtë grabitjen të armatosur.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Reklama

Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të akuzuarit në lidhje me grabitjen e një argjendari në Suharekë.

Të dy të akuzuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, akuzohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të akuzuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri

Të tjera