Lajme

Operacion nga ajri dhe toka, policia gjen drogë në Dukagjin

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 01 July 2017

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion masiv antikanabis në shkallë vendi. Operacioni nga ajri, deti e toka ka nisur prej datës 30, ndërsa në të marrin pjesë forcat Renea, FNSH, Policitë Vendore, Policia Kufitare e Delta Forcë.

Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako. Forcat Renea asgjësojnë në një terren me rrezikshmëri të lartë në Dukagjin, 920 bimë Cannabis Sattiva. Bimët u evidentuan nga patrullimi nga ajri i Policisë së Shkodrës. Bimët të kultivuara në Luginën e Qershisë në Shosh -Dukagjin. Forcat Renea kanë rrezikuar jetën në një terren super të vështirë.

Me ndihmën e helikopterit u bë e mundur tërheqja e forcave Renea, pas asgjësimit të bimëve narkotike. Për të ndjekur operacionin ka shkuar në Dukagjin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka. Çako ka përgëzuar dhe vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e punonjësve të policisë veçanërisht të Reneas, por edhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në tërësi.

-Advertisement-

Kreu i bluve theksoi se Policia e Shtetit do ta përmbush me sukses këtë prioritet kombëtar të qeverisë për zerimin e fenomenit Cannabis këtë vit. Operacioni masiv do vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera