Operacion ndërkombëtar në 10 shtete, arrestohen 4 shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus
16:41 | 10 November 2022
Pas një operacioni ndërkombëtar në dhjetë shtete janë arrestuar disa persona, mes tyre katër në Shqipëri. Ata dyshohet se kishin mashtruar qindra mijëra investitorë evropianë.
Aksioni i datave 8 dhe 9 nëntor, i cili është realizuar mes autoriteteve në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bullgari, Finlandë, Gjeorgji, Gjermani, Letoni, Suedi, Spanjë dhe Ukrainë, ka shkatërruar një grup kriminal.
Kështu u tha në një konferencë të përbashkët mes Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) dhe policisë spanjolle, më 10 nëntor.
Nga ky aksion janë arrestuar pesë persona, nga ta katër në Shqipëri dhe një në Gjeorgji. Në kërkim janë shpallur gjashtë shtetas shqiptarë.
Sipas kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, janë kontrolluar gjashtë Call Center dhe pesë banesa lokacione të ndryshme, Tiranë, Vlorë dhe Elbasan.
Sipas tij, prej këtyre qendrave ndryshonin vendndodhje apo emërtim, si dhe kryenin bashkime biznesesh për t’i ikur organeve ligjzbatuese.Janë sekuestruar rreth 600 pajisje kompjuterike, laptopë, usb, si dhe portofolio kriptovalutash në vlerën prej rreth 15 mijë dollarë dhe 90 mijë euro para të gatshme.
Ky grup përdori dhjetëra qendra Call Center dhe qindra platforma kompjuterike për të kryer mashtrimet online duke vjedhur të ardhurat përmes kriptovalutave. Të dyshuarit paraqiteshin si ndërmjetës për të ndihmuar investitorët që të fitonin shuma të mëdha parash me investime të vogla.
Në fakt ata i mashtruan investitorët dhe arritën të krijonin disa Call Center.
Duke vepruar në këtë mënyrë, mashtrimi vetëm sa thellohej, pasi investitorët besuan dhe u inkurajuan të shtonin investimet e tyre në platformat që kontrolloheshin nga ky grup, dhe kjo solli miliona euro humbje për ta. Dëmi i shkaktuar, sipas SPAK, llogaritet 50 milionë euro çdo tre muaj.
Për këtë operacion, hetimet në Shqipëri kishin nisur në fillim të vitit 2020. Për kryerjen e operacionit, i cili ishte i koduar si “Frida-Refox”, EUROJUST (Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale) ngriti një qendër të posaçme koordinimi për bashkëpunim të shpejtë të autoriteteve që ishin pjesë e këtij operacioni.

Të tjera
-
Deshi të ikte në Serbi, kapet në Bërnjak i dyshuari për sụlm ndaj një personi
Në pjesën veriore të vendit, gjatë ditës së sotme, policisë i doli punë në dy...
-
Mbi 200 përfitues i shtohen skemës së pensioneve për veteranët e lụftës në muajin shkurt 2025
Të dhënat në muajin shkurt 2025, për numrin e përfituesve të pensionit së vet...
-
Një pjesë e Prishtinës pa ujë, Komuna: Ka prishje, po punojmë që furnizimi të rikthehet sa më shpejt
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të një problemi në rrjet, d...
-
Ish-zëdhënësi i NATO-s për bashkëpunimin ushtarak Kosovë-Kroaci-Shqipëri: Inkurajuese që po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre
Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur për deklaratën e cila u nënshkru...
-
“Në pritje të vendimit për Thaçin, babai Haxhiu u mbajt në morg një natë”
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se familja e Haxhi Thaçit ka pasur...
-
Epopeja e Dukagjinit, të hënën shënohet zhvillimi i betejës në Gllogjan
27 vite më parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Gllogjan ka zhvilluar njërën ...
-
Aksident mes dy automjeteve në Fushë Krujë, në gjendje të rëndë një person
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mes një motoçiklete dhe vetur...
-
VOA padit mbikëqyrësin USAGM me qëllim që të rinisë punën pas urdhrit të Trumpit
Një grup që përfshin gjashtë gazetarë të Zërit të Amerikës (VOA) kanë dorëzua...
-
Fadil Fazliu e thirri në telefon djalin e tij nga Haga dhe i uroi ditëlindjen
Fahri Fazliu ka bërë të ditur se babai i tij, Fadil Fazliu, ish-luftëtar i UÇ...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, çfarë përmban vendimi i Speciales për dokumentet nga Zona e Shalës dhe Karadakut?
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për pr...
-
Fevziu flet për pengesat e bashkimit Kosovë-Shqipëri: Secilit i duket vetja më mirë i pari në fshat, se bashkë në qytet
Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu, ka deklaruar se lufta e Kosovës dhe pavarës...
-
Mesiç: Vuçiq s’ka pse shqetësohet, marrëveshja me Kosovën e Shqipërinë është për mbrojtje
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, thotë se marrëveshja në mes të Kosovë...