Lajme

Operacion i rrallë, pacientit i hiqet afër tre kilogramë masë tumorale në Spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 15 May 2023

Një operacion i rrallë është kryer të premten në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku pacientit në retroperitoneumin e majtë i është hequr masa tumorale me peshë afër tre kilogramë.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Ky operacion është kryer nga ekipa mjekësore Dr.Bujar Vrella – Kirurg, Dr.Rifat Dreshaj – Kirurg, Dr. Kushtrim Fejza -Urolog si dhe ekipa e Anestazionit Dr.Halit Gashi, Dr.Hanumshahe Kingji si dhe ekipa e Instrumentarëve.

-Advertisement-

“Gjendja e pacientit është e mirë dhe tani po rikuperohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera