OpenAI e kthen në detyrë shefin e shkarkuar Sam Altman
Autori: Gazeta inFokus
09:47 | 22 November 2023
Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, do të kthehet në detyrë si shef i kësaj kompanie vetëm pak ditë pasi bordi e kishte shkarkuar, njoftoi kompania të mërkurën.
OpenAI, me bazë në San Françisko, tha në një komunikatë: “Ne kemi arritur marrëveshje në parim që Sam Altman të kthehet si shef ekzekutiv i OpenAI, me një bord të ri fillestar”.
Bordi i kaluar i OpenAI nuk kishte dashur t’i tregonte arsyet e hollësishme se pse e kishte shkarkuar Altmanin të premten e kaluar, duke nxitur një konflikt të brendshëm në kompani në fundjavë, si dhe duke rritur trysnin e jashtme nga investitorët.
Microsofti, i cili ka investuar miliarda dollarë në OpenAI dhe gëzon të drejta në teknologjinë e saj, u tregua i shpejtë duke e emëruar Altmanin të hënën, si dhe një ish-bashkëthemelues dhe ish-president tjetër, Greg Brockman, i cili kishte dhënë dorëheqje nga OpenAI në shenjë proteste për shkarkimin e Altmanit.
Kjo nxiti druajtje për një largim të të gjithë 770 punonjësve të kompanisë, të cilët e kishin nënshkruar një letër ku kërkonin shkarkimin e bordit dhe kthimin e Altmanit.
Shefi i Mocrosoftit për teknologji, Kevin Scott, u bëri thirrje punonjësve të OpenAI të martën përmes një shkrimi në rrjetin social X: “Ne e kemi parë peticionin tuaj dhe e çmojmë dëshirën tuaj që potencialisht t’i bashkoheni Sam Altmanit në Laboratorin e ri Kërkimor të Microsoftit për Inteligjencë Artificiale. Duhet ta dini se, po qe nevoja, ju keni rol në Microsoft i cili u përshtatet dhe e çon përpara misionin tonë të përbashkët”.
Shefi ekzekutiv i Microsoftit, Satya Nadella, e bëri të qartë të hënën se ishte ende i hapur për kthimin e Altmanit në OpenAI, përderisa telashet qeverisëse dhe të bordit të kësaj kompanie do të zgjidheshin.
E bashkëthemeluar nga Altman si kompani jofitimprurëse me mision për ta ndërtuar në mënyrë të sigurt të ashtuquajturën inteligjencë e përgjithshme artificiale e cila është më e mençur se njeriu dhe për përfitim njerëzor, OpenAI u bë më vonë biznes fitimprurës, por ende udhëhiqet nga bordi i drejtorëve jofitimprurës.
Bordi mbeti me vetëm katër anëtarë pas largimit të Altmanit dhe Brochmanit.

T� tjera
-
Hoti: Kam përshtypjen që në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka ironizuar ndërsa ka komentuar projektet e p...
-
Çështja e Apelit, Hoxha: Terreni kryesor i betejës diplomatike për Hagën është në Bruksel
Profesori Abit Hoxha ka folur për çështjen e Apelit për ish-krerët e UÇK-së n...
-
Sveçla për aksionin “Heshtja”: Lufta kundër grupeve kriminale do të jetë e pandalshme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur aksionin e për...
-
Rama takon presidentin gjerman, vlerëson mbështetjen e Berlinit për Kosovën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka takuar president...
-
Ndihmësi i kryeministrit kapet duke përdorur ChatGPT për t’ia shkruar fjalimin, shpërthejnë polemikat në Britani
Një ndihmës i kryeministrit britanik Andy Burnham është fotografuar duke përd...
-
Vuçiq: Unë e familjarët e mi prej vitesh s’mund të hyjmë në Kosovë pa lejen e Kurtit
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se prej vitesh nuk ...
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...



























