Lajme

OPEC zgjat edhe për 9 muaj prodhimin e reduktuar të naftës

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 26 May 2017

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe vendet e tjera prodhuese të naftës vendosën të enjten të zgjatin afatin e marrëveshjes së uljes së prodhimit të naftës bruto edhe për 9 muaj, gjatë një takimi të mbajtur në Vjenë. Por një lëvizje e tillë zhgënjeu në tregje.

Khalid al-Falih, ministri i naftës i Arabisë Saudite, vendi më i madh i prodhimit i OPEC-ut, tha se ruajtja e nivelit të tanishëm është i dobishëm për balancimin e tregut, ndërsa theksoi se nuk do të kenë nevojë për ulje të mëtejshme.

Nga fundi i vitit 2016, OPEC-u dhe 11vende prodhuese të naftës, përfshirë Rusisë, ranë dakord për uljen e prodhimit. Sipas marrëveshjes, brenda 6 muajve nga janari i vitit 2017, OPEC-u dhe vendet e tjera prodhuese duhet ta ulin prodhimin ditor në 1.8 milionë fuçi për të lehtësuar tepricat në treg.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera