Shëndetësi

Omega-3 bën mirë për zemrën? Çfarë thonë ekspertët

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 18 July 2018

Marrja e omega-3 nga vaji i peshkut është konsideruar si një mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur zemrën tuaj, por ekspertët thonë se dobitë e tij nuk janë kaq të mëdha.

Studiuesit e Cochrane shqyrtuan testimet në më shumë se 100,000 njerëz dhe gjetën prova jo shumë bindëse për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Ata thonë se shanset për të marrë një përfitim të madh nga konsumimi i omega-3 është 1 në 1000.

-Advertisement-

Megjithatë, ngrënia e peshkut me vaj mund të rekomandohet si pjesë e një diete të shëndetshme.

Ekspertët ende besojnë se omega-3 është e mirë për zemrën, si dhe për shëndetin e përgjithshëm.

Studiesit thonë se njerëzit duhet të hanë dy pjesë peshku në javë, njëra prej të cilave duhet të jetë peshk me vaj, si salmoni, toni i freskët, për të marrë yndyrna të mjaftueshme “të mira”./tvklan.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera