Rozë

Olta zbulon se çfarë i tha Luizit pas fitores në Big Brother VIP Albania

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 09 May 2023

Luiz Ejlli u shpall fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Pasi iu dha çmimi ai bashkë me të gjithë ish-banorët e tjerë dhe produksionin iu bashkuan një feste deri brenda ambienteve të shtëpisë së famshme.

Disa prej tyre edhe dhanë deklaratat e para pas përfundimit të BBVA, mes tyre edhe aktorja Olta Gixhari.

-Advertisement-

Aktorja dhe ish-banorja zbuloi se cilat ishin fjalët e para që i tha Luizit menjëherë pas fitores së tij.

“Çfarë mendoni ju që i thash… i urova fitoren, i thash bravo, urime, i thash qetësohu se gjithçka është në rregull. Nuk e urova për martesë. Harrova, po fitorja është më e rëndësishme se ai është martuar 3 herë deri tani, kemi kohë ta urojmë për dasmën, po fitorja është shumë e madhe… Kiarën e ka, nuk është risi, ka kohë që e ka …. do ta uroj sapo të vij të pimë ca gota”, tha Olta.

Kujtojmë që Olta dhe Luizi ishin dy prej rivalëve kryesorë në Big Brother VIP Albania deri në momentin kur aktorja vendosi të linte garën në gjysmë.

Gixhari vendosi të largohej pas gati 100 ditësh me arsyetimin se nuk po mund ta përballonte mungesën e të birit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera