Sport

Oliver Kahn zgjidhet president i Bayern, legjenda e bavarezëve merr drejtimin në 2022

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 31 August 2019

Këshilli mbikëqyrës i Bajernit të Mynihut aprovoi kandidaturën e Oliver Kahn si presidentin e ri të kampionëve të futbollit gjerman.

Ish portieri dhe ish kapiteni i bavarezëve, një emër që ka spikatur edhe me përfaqësuesen, tani në moshën 50 vjeçare do të hyjë në Bord nga 1 Janari, por do të marrë detyrën e re vetëm në vitin 2022.

Kahn u cilësua zgjedhja perfekte nga drejtuesit aktualë, një futbollist që mbrojti për 14 vjet ngjyrat e Bajern dhe fitoi 8 tituj, 6 kupa gjermanie, një Champions, një kupë UEFA dhe një interkontinentale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera