Lajme

“Olive” po shtrihet në gjithë Kosovën për t’i ofruar shërbime mjekësore profesionale sa më afër qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 08 November 2021

“Olive Medical & Laboratory” Ky emër është adresa më e besuar për shëndetin e qytetarëve.

I dëshmuar në analiza të sakta dhe trajtime profesionale shëndetësore dhe laboratorike, “Olive” po e kthen besimin e qytetarëve në duart e profesionistëve vendorë.

Ky është misioni që tani po ndjekë brendi Olive.

Më shumë sesa thjeshtë një institucion shëndetësor, qëllimi i “Olive” është ngritja e standardit në kujdesin shëndetësore dhe ndryshimi i imazhit të institucioneve shëndetësorë duke ofruar shërbime të nivelit të lartë në trajtimin e rasteve poliklinike dhe laboratorike.

Kështu thotë drejtori ekzekutiv i Olive, Fatmir Sejdiu derisa flet për hapjen e poliklinikave në Gjilan, Mitrovicë, Prizren dhe se shpejti edhe në dy qendra të tjera të Kosovës.

“Ky është qëllimi. Prandaj po zgjerohemi dhe synojmë të jemi sa me afër të gjithë qytetarëve të Kosovës. Qytetarët duhet të jenë të sigurt dhe të kenë besimin e plotë kur marrin shërbime shëndetësore. Ne jemi të përkushtuar që duke ofruar profesionalizëm të lartë, me teknologjinë më moderne dhe me mjekët më të mirë në vend po e kthejmë besimin tek qytetarët. Nga viti 2017, kemi zero dështime në trajtimin e rasteve, në diagnostifikim dhe rezultate laboratorike”, thotë drejtori i Olive, Fatmir Sejdiu.

Përveç pjesës ku Olive mbetet lider në vend, e që është e njohur nga fillimi i punës së saj, për shërbimet laboratorike të nivelit më të lartë të saktësisë dhe me pajisjet më moderne në rajon, prioritet tani po i jepet edhe ofrimit të shërbimeve tjera mjekësore e që janë diagnostifikimi dhe trajtimi i problemeve shëndetësore. Kjo po arrihet falë angazhimit të mjekëve më të mirë dhe më të dëshmuar në lëmi të ndryshme të shëndetësisë.

“Zgjerimi i pikave të Olive ka edhe këtë përparësi sa i përket shërbimeve që i ofrojmë qytetarëve në gjithë vendin. Pra, mjekët tanë, pavarësisht në cilin qytetet janë, do t’i ofrojnë shërbime edhe pacienteve që kërkojnë trajtimin në qendrat tjera. Mjekët tanë do të jenë të koordinuar për të ofruar trajtime shëndetësore profesionale. Duke bashkëpunuar ngushtë do të mundohemi që ta trajtojmë secilin rast dhe t’i përgjigjemi kërkesave të pacientëve pa pasur ata nevojë të dalin jashtë Kosovës”, tha Fatmir Sjediu, drejtori i Olive Medical & Laboratory.

https://www.facebook.com/olivemedicalks 

 

Të tjera