Lajme

Olive pjesë e fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 06 December 2021

Laboratori më modern dhe më i madhi në Kosovë për kryerjen e analizave mjekësore ‘OLIVE’ i është bashkuar fushatës ndërkombëtare “Orange the World”, duke ndërmarrë një sërë aktivitetesh për promovimin e barazisë gjinore që ka qëllim kjo fushatë ndërkombëtare.

Ngjyra portokalli që është simbol i kësaj fushate dominon në gjitha materialet e Olive. Duke përfshirë këtu edhe rezultatet e analizave, raportet mjekësore e çdo materiale tjetër që lëshohet me vulën e Olive.  Gjithashtu i tërë stafi po bartin shall me ngjyrën simbolike të kësaj fushate. Gjatë këtyre ditëve në Olive gjithashtu janë ndërmarrë edhe aktivitete tjera.

Këto aktiviteteve janë të lidhura me kampanjat globale qe synojnë promovimin e barazisë gjinore dhe partneritetit midis burrave dhe grave në shoqëri. Fushata ka qëllim edhe ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi rëndësinë e të qenurit të gjithë së bashku në të njëjtin drejtim për të luftuar fenomene të tilla si dhuna me bazë gjinore.

-Advertisement-

Olive Medical & Laboratory edhe më herët ka zhvilluar aktivitete për çështjen e barazisë gjinore dhe jo vetëm.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në këtë datë zhvillohet fushata 16-ditore e njohur si “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila përfundon në 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera