Lajme

Olive me shërbimet më të mira pediatrike në vend për fëmijën tuaj

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 20 January 2022

Ditët kur gripet sezonale sfidojnë shëndetin e fëmijëve e sjellin shqetësime të mëdha për prindërit kujdesi shëndetësor profesional është zgjidhja e vetme për ta përballuar.

Numri i madh e në rritje i rasteve të gripit sezonal këto ditë ka sjellë shqetësime më të mëdha edhe për shkak të gjendjes së rënduar me variantet e reja të covid-19.

Duke parë këtë gjendje, Olive tashme me katër pikat e saj në Prishtinë, Gjilan, Prizren e Suharekë ka intensifikuar veprimtarinë e saj për të ofruar shërbime shëndetësore profesionale e në të njëjtën kohë e në të njëjtat ambiente teste e analiza me aparaturën më moderne.

-Advertisement-

Gjithashtu, me specialistët e pediatrisë, Dr, Valon Krasniqi e Dr. Lendrit Spahiu në laboratorin Olive në Prishtinë, Dr. Samir Krasniqi në Prizren dhe Dr. Zijavere Azizi – pediatre neonatologe, fëmijët tuaj janë në duar të sigurta.

Dr. Samir Krasniqi, pediatër në Olive në Prizren ka thënë se ky qytet ka pasë shumë nevojë për  poliklinikën Olive për të ofruar përveç të tjerash edhe shërbimet e pediatrisë.

“Qyteti i bukur i Prizrenit ka pasë nevojë për poliklinikën Olive që, e dimë që poliklinika Olive gjendet edhe në Prishtinë edhe në disa qytete të tjera. Ofron shërbime shumë kualitative shëndetësorë si nga ana e specializimeve e të ndryshme po ashtu edhe nga ana e laboratorit. Pediatria ën kuadër të Olive, ne do të japim shërbime shëndetësore, vizita e konsulta për fëmijëve prej moshës 28 ditëshe e deri në 18 vjet. Përveç diagnostikimit të fëmijëve këtu bëhen edhe ekzaminimet laboratorike me të cilat lind diagnoza e saktë e pastaj deri te trajtimi”, është shprehur Krasniqi.

Pra, shërbime pediatrike kryhen edhe në Olive në Prishtinë. Dr. Lendrit Spahiu, pediatër ka treguar për rëndësinë e kontrolleve të rregullta për fëmijët.

“Kontrollet e rregullta në fëmijëri premtojnë shëndet të mirë në pjekuri” , ka thënë Spahiu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera