Sport

Olimpiacos Piraues e eliminon Arsenalin në minutën e 120’

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 27 February 2020

Olympiacos Pirauesi ka arritur ta mposhtë Arsenalin në udhëtim me rezultat 2-1 dhe e ka eliminuar nga Liga e Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’ në Londër, mysafirët kualifikimin e kanë arritur në minutën e 120’ falë golit të realizuar nga Youseff El Arabi.

Rezultatin e zhbllokoi Pape Abou Cisse në minutën e 53’.

-Advertisement-

90 minuta u mbyllë më rezultat 0-1 për mysafirët, rezultat ky që e dërgoi ndeshjen ne vazhdime, pasi edhe Arsenali në duelin e parë kishte fituar me rezultat 1-0.

E në vazhdime londinezët arritën ta barazonin rezultatin 1-1 në minutën e 113’ me golin e shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Olympiacosi nuk u dorëzuan dhe në minutën e fundit të vazhdimeve arritën të realizon golin e kualifikimit me anë të Youseff El Arabi.

Me rezultat të përgjithshëm 2-2, por galë dy golave në cilësinë e mysafirit, Olympiacosi ka kaluar në fazën tjetër të Evropa Ligës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera