OKB: Thatësira ekstreme në Somali vetëm vitin e kaluar ka vrarë 43 mijë persona
Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 20 March 2023
Rreth 43,000 njerëz mund të kenë vdekur në Somali vitin e kaluar pas disa sezoneve pa shi, sugjeron një raport i ri nga qeveria somaleze dhe OKB. Ky është numri i parë zyrtar i vdekjeve nga thatësira në Bririn e Afrikës. Gjysma e vdekjeve mendohet të jenë te fëmijët nën pesë vjeç. Kriza është “larg përfundimit”, me 18,000-34,000 vdekje të tjera që priten në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Në vitin 2011, një zi buke në Somali vrau mbi një çerek milion njerëz .
“Ne po garojmë me kohën për të parandaluar vdekjet dhe për të shpëtuar jetë që mund të shmangen”, tha përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Dr Mamunur Rahman Malik.
OKB thotë se i duhen 2.6 miliardë dollarë për planin e saj të reagimit ndaj thatësirës në Somali këtë vit. Deri më tani, nën 15% e kësaj është financuar. Miliona kafshë fermash kanë ngordhur në krizë, e cila është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike, paqëndrueshmëria politike dhe rritja globale e çmimeve të ushqimeve.
Një problem ka qenë marrja e ndihmave në territorin e kontrolluar nga al-Shabab, e cila është e lidhur me Al-Kaedën dhe konsiderohet një grup terrorist nga SHBA dhe Britania e Madhe. Al-Shabab kryen rregullisht sulme brutale në Somali dhe përbën një pengesë masive për aktivitetin humanitar. Por rregullat strikte të qeverisë amerikane që bllokojnë çdo ndihmë nga përfitimi i grupeve të përcaktuara terroriste kanë komplikuar gjithashtu situatën. Disa zyrtarë humanitarë besojnë se komuniteti ndërkombëtar e ka lënë mënjanë krizën për shkak të luftës në Ukrainë. Raporti i publikuar të hënën u porosit nga Unicef dhe OBSH dhe u krye nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe Kolegji Imperial në Londër.
Të tjera
-
Nisë seanca kundër Dardan Krivaqës, akuzohet për grabitje në kazino
I dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë për vrasjen e Marigona Os...
-
Arrestohet zyrtari i komunës së Ferizajt, i kishte mundësuar një turku të pajiset me dokumente të Kosovës
Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdoru...
-
Hoxhaj uron Thaçin për datëlindje: Qoftë kjo ditëlindja e fundit që nuk e festojmë së bashku
Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presid...
-
NATO nis armë bërthamore në Poloni? Reagon Stoltenberg: Nuk ka plane për…
Presidenti polak Anderzej Duda la të kuptohet se vendi i tij është i gatshëm ...
-
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje me fjalë nga zemra
Sot ish-presidenti Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 56-të. Nuk mungoi ur...
-
Spanja liron aksidentalisht bosin holandez të drogës, më pas ai arratiset
Zyrtarët e drejtësisë në Spanjë aksidentalisht kanë liruar nga burgu miliarde...
-
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka ...
-
Arrestohet e dyshuara se tentoi të fuste dro*ë në Burgun e Dubravës
Të martën është arrestuar një grua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kis...
-
Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë
Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e K...
-
Departamenti amerikan i Shtetit: Ne sponsorizojmë me krenari rezolutën për Srebrenicën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që sponsorizojnë propozimin për ...
-
Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masa...
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...