OKB: Mbi 400 migrantë kanë vdekur në Mesdhe gjatë këtij viti

Autori: Gazeta inFokus
15:17 | 12 April 2023
Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe në fillim të vitit 2023, duke tentuar ta kalojnë Mesdheun qendror nga Afrika Veriore për në Evropë. Sipas një deklarate të Kombeve të Bashkuara, ky është tremujori i parë me më së shumti raste të vdekjeve në gjashtë vjet.
Organizata Ndërkombëtare për Migracion ka regjistruar 441 vdekje në muajt janar-mars, për rrugën më vdekjeprurëse të migrimit në botë, ku është theksuar se numri i vdekje mundet të jetë më i madh sesa është dokumentuar. Sipas raportit, rreth gjysma e këtyre viktimave lidheshin me operacionet e ngadalta të shpëtimit të udhëhequra nga shtetet dhe ose nuk kishte fare mision shpëtimi.
Sipas António Vitorino, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, është e patolerueshme që krizat humanitare në Mesdheun qendror të vazhdojnë.
“Unë shqetësohem për faktin se këto tragjedi janë bërë të zakonshme, pasi që nga vitit 2014 më shumë se 20.000 viktima janë raportuar në këtë rrugë. Shtetet duhet të veprojnë”, tha ai.
Në kërkim të një jete më të mirë në Evropë, mijëra migrantë, kryesisht nga Afrika, nisen kryesisht me varka të vogla në udhëtime të rrezikshme nga brigjet e Libisë dhe Egjiptit.
Krahasuar me rrugën nga Maroku për në Spanjë, kjo rrugë përmes Mesdheut qendror është më ndryshe. Shumë shpesh anijet fundosen, si në rastin e një anijeje në rajonin jugor italian të Kalabrisë, që la të vdekur të paktën 72 migrantë në fund të shkurtit.
Pas një “rritjeje të madhe” të fluksit të emigrantëve nëpër Mesdhe, Qeveria e Italisë shpalli të martën gjendjen e jashtëzakonshme për imigracionin. Kjo është bërë për të menaxhuar më mirë fluksin e migrantëve dhe për të lehtësuar procedurat për riatdhesim./rel

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale t...
-
Qeveria për rritjen e tarifave të energjisë: Është e drejtë që të mos preken amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar raportet konsultative pë...
-
Haradinaj për mospagesën e orëve shtesë të policëve: Këto skandale i shkojnë për shtati veç armiqve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk ...
-
Policët ende pa kompensim për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, Sindikata kërkon reagim nga Qeveria
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për vonesat...
-
Rritja e tarifave të energjisë, INDEP thotë se raportet e publikuara nga ZRrE-ja kanë mungesë të theksuar transparence
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka dërguar sot në Zyrën e Rregulla...
-
Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka emëruar Mark Brno...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, miraton disa vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në m...
-
Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdẹkur
Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndë...
-
Rritja e tarifave të energjisë, Ministria e Ekonomisë del me deklarim zyrtar
Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas raporteve të ZRrE-së, lidhur me shqyrtim...
-
“Krenari”, Ramush Haradinaj reagon pasi shqiptari nga Tirana merr komandën e një luftanijeje amerikane
Një shqiptar ka marrë komandën e një luftanijeje të marinës amerikane, duke s...
-
Manaj do të jetë nënkryetari i ri i Prishtinës, premton angazhim dhe përkushtim
Shkëmb Manaj do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Pasi Alban Zog...
-
Berat Lahu njofton për largimin nga VV, ripërsërit akuzat ndaj Gëzim Sveçlës për çështjen e pronave në Badoc
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka bërë të ditur lar...