OKB: Kosova në prill në agjendën e Këshillit të Sigurimit

Autori: Gazeta inFokus
09:30 | 05 April 2022
Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton më 20 prill për Kosovën. Në takimin e parë të këtij viti, shefja e re e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, do të informojë për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Në seancën përkatëse pritet të marrin pjesë si Serbia ashtu dhe Kosova. Shqipëria është që prej janarit 2022 anëtare e Këshillit e Sigurimit (KS) dhe Kosova është për të një nga çështjet me interes të veçantë. Këshillin e Sigurimit e drejton këtë muaj Mbretëria e Bashkuar.
Takimi i fundit i KS është mbajtur në tetor 2021, gjashtë muaj më parë dhe që nga ai takim nuk ka pasur ndryshime të mëdha në raportet midis Kosovës dhe Serbisë. Një nga çështjet që ka preokupuar palët muajt e fundit ka qenë pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet që u zhvilluan në Serbi. Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon ta shohë si provincën e vet autonome. Ky ka qenë edhe qëndrimi i fundit i presidentit serb Aleksandar Vuçiq në bisedimet Prishtinë- Beograd, të zhvilluara për herë të fundit korrikun e kaluar.
Lufta në Ukrainë ka rritur shqetësimin për acarimin e mundshëm të tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Vendet e BE dhe SHBA kanë shprehur shqetësimin se Rusia mund të destabilizojë Kosovën. Si kushte për garantimin e paqes dhe sigurisë, Kosova ka kërkuar të bëhet anëtare e NATO-s dhe të ketë një bazë të përhershme amerikane në vend.
Synimi kryesor i OKB në Kosovë është ruajtja e stabilitetit. Dhe mungesa e suksesit në bisedimet Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuara nga BE, mund të bëjë që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të kërkojnë nga të dy palët të rifillojnë bisedimet diplomatike dhe të japin një deklaratë ku të thonë se nuk do të përdorin dhunën kundër njeri – tjetrit.
Sa i përket 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, qendrimet janë të njohura. Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA e njohin Kosovën dhe mbështesin qeverinë e saj, ndërkohë që Rusia dhe Kina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe mbështesin Serbinë dhe qëndrimin e saj. Nga 10 anëtarët e përkohshëm të KS, pesë e njohin pavarësinë e Kosovës (Shqipëria, Gaboni, Irlanda, Norvegjia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe), kurse pesë të tjera nuk e njohin (Brazili, Gana, India, Kenia, dhe Meksika)./DW

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalis...
-
Pesë studente të Fakultetit Juridik të UP-së kualifikohen në rundet finale të garës së drejtësisë në Gjermani
Pesë studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës janë k...
-
Presidenca, PSRK-së: Nëse vërtetë qenka caktuar prokurori, pse nuk u njoftua Policia?
Gjatë ditës së premte, nga Presidenca e Kosovës thanë se ende nuk është caktu...
-
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Bu...
-
Prokuroria Speciale ka caktuar prokurorin që do të hetojë rastin e kanosjes ndaj presidentes Osmani
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gj...
-
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, 24 maj, nga ora 09:00 do të fil...
-
BE përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi
Bashkimi Evropian përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë nj...
-
Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Alb...
-
Momenti kur Dimal Basha nervozohet në studio “O fajin kryesorë për bllokimin e Kuvendit e ka Lumir Abdixhiku”
Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka dështuar për të 20-tën në konstituimin e ...
-
Maturantët serb bënë thirrje shoviniste dhe ngritën tre gishtat – reagon Sveçla
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit...
-
Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, a...
-
Konfirmohen dy raste me Linë e Majmunit në Shkup
Janë konfirmuar dy raste të lisë së majmunëve në Maqedoninë e Veriut. Bëh...