OKB-ja publikon raportin më të ri për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 05 February 2019
Sekretari i përgjithshëm i OKB-s Antonio Guiteres, është i brengosur për rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në veriun e Kosovës, për çka ka ftuar liderët e të dyja vendeve që të përmbahen nga hapat të cilët edhe më tutje do të rrezikonin gjendjen në teren.
“Tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit kanë vazhduar të rriten dhe të ndikojnë negativisht në mundësinë e një dialogu produktivë”, thuhet në raportin tremujor të shefit të OKB-s për Kosovën.
Guiteres si problemin më të madh në marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve, e ka potencuar taksën që Kosova e ka aplikuar kundër produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.
Ai në të njëjtën kohë ka paralajmëruar liderët e të dyja vendeve që të shmangin veprimet që mund të kontribuojnë edhe më shumë në rritjen e tensioneve dhe me hapa pajtues të kërkojnë mënyrën për përparime në dialog i cili ndërmjetësohet nga BE-ja. Raporti i ri i shefit të OKB-s, u është dërguar ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit në kohën kur ky organ ende nuk dihet nëse gjatë muajit shkurt do të diskutojë rreth mbajtjes së seancës së posaçme për Kosovën, pasi këtë e kundërshtojnë shumë shtete, si SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca.
Të tjera
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...