OKB-ja paralajmëron rrezikun e vdekjes nga uria në disa vende
Autori: Gazeta inFokus
13:19 | 29 May 2023
Dy agjenci të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmëruan më 29 maj për rritje të krizës ushqimore, përfshirë rrezikun e vdekjes nga uria në Sudan shkaku i luftës dhe në Haiti, Burkina Faso dhe Mali për shkak të kufizimeve në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.
Këto katër vende i bashkohen Afganistanit, Nigerisë, Somalisë, Sudanit të Jugut dhe Jemenit në listën e vendeve që po përballen me krizë të thellë ushqimore dhe rrezikojnë të shkojnë “drejt kushteve katastrofike”.
Raporti i Programit Botëror të Ushqimit dhe Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë – të dyja agjenci të OKB-së – bën thirrje për ndihma urgjente në mënyrë që të shpëtohen shumë njerëz. Përveç nëntë vendeve që vlerësohen me nivelin më të lartë të rrezikut për krizë ushqimore, agjencitë thanë se gjithsej 22 vende janë identifikuar si vende që rrezikojnë të përballen me pasiguri akute ushqimore.
ushqimore përshkruan situatën kur jeta e një personi vihet në rrezik shkaku i pamundësisë së tyre për të konsumuar ushqim adekuat.
“Rrugët e zakonshme nuk janë më opsion në peizazhin e rrezikut të sotshëm nëse duam të arrijmë siguri globale ushqimore për të gjithë dhe të sigurohemi që askush të mos mbetet prapa”, tha Qu Dongyu, drejtor i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së.
Ai bëri thirrje për veprime të menjëhershme në sektorin bujqësor “për t’i larguar njerëzit nga pragu i urisë, për t’i ndihmuar ata ta rindërtojnë jetën e tyre dhe për të ofruar zgjidhje afatgjata për t’i adresuar shkaqet rrënjësore të pasigurisë ushqimore”.
Raporti përmendi zgjerimin potencial të luftës në Sudan, thellimin e krizave ekonomike në vendet e varfra dhe rritjen e shqetësimeve se El Nino mund të nxisë kushte ekstreme klimatike në vendet më të rrezikuara.
Raporti paralajmëron se një milion njerëz pritet të ikin nga Sudani, ndërsa shton se 2.5 milionë të tjerë brenda Sudanit do të përballen me pasiguri akute ushqimore gjatë muajve të ardhshëm pasi rrugët e furnizimit përmes Portit të Sudanit janë ndërprerë për shkaqe sigurie.
Drejtoresha ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit, Cindy McCain, paralajmëroi për pasoja “katastrofike” nëse nuk ndërmerren veprime për “t’i ndihmuar njerëzit të përshtaten me klimën në ndryshim e sipër dhe në fund të parandalojnë urinë”./ REL

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




































