Lajme

OKB-ja mirëpret armëpushimin në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 06 January 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar se do të mirëpriste çdo armëpushim në Ukrainë me rastin e kremtimit të Krishtlindjeve Ortodokse.

Ukraina hodhi poshtë më herët njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim 36-orësh të premten dhe të shtunën, duke thënë se nuk do të ketë armëpushim derisa Moska të tërheqë forcat e saj nga territoret e pushtuara.

Lideri rus urdhëroi sot armëpushim në Ukrainë, i cili do të zgjasë një ditë e gjysmë (36 orë).

-Advertisement-

Armëpushimi, njoftoi Kremlini, u urdhërua nga Putini për të shënuar Krishtlindjet, të cilat të krishterët ortodoksë i festojnë të shtunën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera