OKB: Inovacioni është në udhëkryq pas pandemisë

Autori: Gazeta inFokus
12:08 | 29 September 2022
Kombet e Bashkuara kanë thënë të enjten se në kohën e pandemisë së koronavirusit janë ndarë më shumë fonde për inovacion, sesa para shpërthimit të saj.
Megjithatë, zyrtarë të OKB-së kanë paralajmëruar se situata aktuale gjeopolitike është duke kërcënuar avancimet.
Në raportin më të ri të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Pronë Intelektuale, është thënë se fondet për kërkim, zhvillim dhe investimet tjera që nxisin aktivitetin inovativ, kanë vazhduar të rriten pavarësisht ndikimit të pandemisë.
“Kjo gjë ka qenë në kundërshtim me atë që kemi pritur”, ka thënë shefi i agjencisë për Pronë Intelektuale, Daren Tang, duke përmendur se në periudhat e rënda në të kaluarën, fondet për inovacion kanë rënë ndjeshëm.
Mirëpo kriza globale shëndetësore ka nxitur investime në “shumë fusha të reja” dhe rajone që zakonisht nuk tërheqin fonde aq të mëdha.
Fondet për kërkime dhe zhvillim janë rritur për gati 10 për qind më 2021, duke arritur në 900 miliardë dollarë – edhe më shumë sesa para pandemisë.
Sektorët që kanë përfituar më së shumti janë ai i farmacisë, bioteknologjisë, informacionit dhe teknologjisë së komunikimeve.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./rel

Të tjera
-
Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë të marrë fund sa më shpejt
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka vizituar ish-presidentin ...
-
Një punonjës i sigurimit gjendet i vdẹkur në vendin e tij të punës në Prizren
Një burrë, sigurim fizik, është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës në r...
-
Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit – Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij
Një protestë e madhe anti-qeveritare pritet të zhvillohet sot në Beograd, ndë...
-
KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Pas më shumë se një muaji Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall rez...
-
Të shtunën shumë ngrohtë, temperaturat deri në 27C
Ditën e shtunë parashihet mot shumë më i ngrohtë. Fillimisht me intervale më ...
-
“#asnjecentmeshume”, Nis fushata kundër shtrenjtimit të rrymës: Nuk mund të përballohet rritja e çmimeve
Pak orë pasi ZRRE-ja njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e rrymës për 15 për...
-
Kurti merr pjesë në iftarin e shtruar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë
Me ftesë të ambasadës së Turqisë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, ishte i...
-
Thẹret një person në Prishtinë
Një person është therur me një mjet të mprehtë sonte në lagjen “Dardania” në ...
-
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska
Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entiteti...
-
Përleshje fizike mes pesë personave afër Xhamisë së Llapit
Policia e Kosovës sonte ka arrestuar pesë të dyshuar për përfshirje në një pë...
-
Bajrami pas propozimit të ZRRE-së: Në qeverisjen e Kurtit çmimi i energjisë po rritet për herë të tretë
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të...
-
Protesta e paralajmëruar për nesër në Serbi – Qytetarët ‘‘bllokojnë’’ Beogradin
Gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar një protestë në Beogradi, e ci...