OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi
Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 25 November 2020
Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak të pandemisë, kishin rritur nivelin e dhunës, duke i lënë ato të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh.
Kombet e Bashkuara thanë se, që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19, të gjitha llojet e dhunës ndaj grave dhe vajzave, veçanërisht dhuna në familje, ishin intensifikuar.
“Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi. Ajo gjithashtu ka nevojë për reagimin tonë global dhe të koordinuar”, tha drejtorja ekzekutive e agjencisë së Kombeve të Bashkuara “UN Women”, Phumzile Mlambo-Ngcuka në një deklaratë.
Vitin e kaluar, 243 milionë gra dhe vajza kanë përjetuar dhunë seksuale ose fizike nga partneri i tyre.
Këtë vit, raportet theksojnë se ka pasur rritje të dhunës, zyrtarja e OKB-s.
Në qytetin turk të Stambollit, disa qindra njerëz u mblodhën për të protestuar kundër dhunës në familje ndaj grave.
Një grua që mori pjesë në protestë, por që nuk pranoi të identifikohet, i tha agjencisë Reuters: “Ligji nuk i mbron gratë ashtu siç duhet. Ne jemi këtu për t’u dëgjuar zëri jonë. Ka vrasje të grave që ndodhin pothuajse çdo ditë në këtë vend, por njerëzit që po kryejnë krimin janë të lirë “.
Në Itali, protestuesit u mblodhën jashtë parlamentit duke mbajtur parulla me mbishkrimin “Gratë nuk janë lodra”. Italia kishte një nga masat e izolimit më të rrepta në botë, midis marsit dhe majit, për shkak të pandemisë. Karantina ka krijuar kushte për rritje të vrasjeve të grave nga anëtarët e familjes në të njëjtën shtëpi, sipas një studimi nga Instituti Italian i Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale. “Ne kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të dhunës në familje gjatë masave të izolimit”, tha protestuesja, Serena Freddi, raporton TCh.
“Kjo tregon se shtëpia është ende një vend konflikti dhe dhune për gratë”, shtoi ajo.
Spanja mbajti një minutë heshtje për gratë e vrara dhe në Portugali, organizata vëzhguese OMA, tha se deri më tani, gjatë këtij viti, 30 gra ishin vrarë, gjysma e tyre viktima të dhunës në familje.
Ministri i Brendshëm i vendit, Eduardo Cabrita, tha se kishte një rënie prej 6% të numrit të ankesave në lidhje me dhunën në 10 muajt e parë të vitit 2020 nga një vit më parë. Kjo, sipas tij, tregon se gratë e kanë pasur më të vështirë gjatë izolimit të kërkojnë ndihmë.
Në Gjermani, kancelarja, Angela Merkel, tha se “statistikat tregojnë se çdo 45 minuta një grua në vendin tonë sulmohet nga partneri i saj aktual ose nga ish-partneri”.
“Këto janë fakte mizore. Çdo rast i vetëm tregon një histori të tmerrshme. Ne kurrë nuk duhet ta kthejmë kokën anash kur vajzat ose gratë kërcënohen me dhunë ose sulmohen”, tha ajo.
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...