Lajme

OKB: 270,000 myslimanë kanë ikur nga Mianmari

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 08 September 2017

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara llogarit se 270,000 myslimanë Rohingya kanë kaluar kufirin drejt Bangladeshit, qëkur ka shpërthyer dhuna në Mianmarin fqinj, në fund të muajit të kaluar.

Shifra u prezantua të premten nga zëdhënësja e UNHCR-së, Vivian Tan, dhe paraqet rritje të madhe të numrit nga 164,000, sa ka qenë një ditë më parë.

“Numrat janë alarmues. Kjo do të thotë se duhet të rrisim reagimin tonë”, tha Tan dhe shtoi se situata në Mianmar “duhet të adresohet urgjentisht”.

-Advertisement-

Dhuna atje ka shpërthyer më 25 gusht dhe ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar.
Refugjatët akuzojnë forcat e sigurisë në Mianmar dhe turmat budiste për djegien e fshatrave të tyre.

Qeveria thotë se forcat e sigurisë janë duke iu përgjigjur një sulmi të militantëve Rohingya kundër postblloqeve policore, që ka ndodhur muajin e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera