Lajme

OJQ HOPE e përmbyll vitin me aktivitetin “Një dhuratë për ty 3”

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 31 December 2020

Organizata jo-qeveritare Hope nga Lipjani sot e përmbyll vitin me aktivitetin “Një dhuratë për ty 3”, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo organizatë ka siguruar mjete financiare për më shumë se 700 dhurata që do të dhurohen sot për fëmijët në nevojë, me rastin e festës së vitit të ri.

“Në komunën e Lipjanit nga OJQ-ja Human Opportunities, Participation and Engagement, do të bëhet sot shpërndarja e dhuratave për fëmijët që kanë nevojë. Nga një sërë aktivitetesh që janë bërë për mbledhjen e fondeve, Hope Lipjan arriti që të siguroj të holla për më shumë se 700 dhurata.
Shpërndarja e këtyre dhuratave do të bëhet gjatë ditës së sotme, 31 dhjetor 2020.
Për pyetje shtesë kontaktoni Shkodrane Dakaj, 043 926 511
Me shumë respekt,
Hope – Lipjan”, shkruan në njoftimin e kësaj QJQ-je./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera