Lajme

OJQ-të e dyshimta që përfitojnë miliona nga shteti!

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 11 July 2019

Institucionet e vendit kan rritur fondet për Organizata Jo-Qeveritare (OJQ), për 6 milionë euro me shumë, krahasuar me vitin 2017.

Kështu thuhet në të dhënat e pasqyruara nga Zyra për Qeverisje të Mirë e publikuar nga Zyra e Kryeministrit.

Të dhënat financiare të siguruara për vitin 2018 tregojnë se mbështetja financiare publike për OJQ-të nga Kuvendin, Presidencën, Zyra e Kryeministrit, Ministritë, Agjencitë e Pavarura dhe Komunat është 22.7 milion euro.

-Advertisement-

Gjatë vitit 2018 vërehet një rritje e numrit të përgjithshëm të OJQ-ve që kanë përfituar mbështetje financiare publike nga Organizatat Buxhetore si në nivel të Komunave ashtu edhe në nivel të Ministrive, agjencive dhe institucioneve të pavarura.

Në vitin parprak në nivel të Ministrive kanë pranuar mbështetje financiare 793 OJQ, ndërsa në vitin 2017 mbështetje financiare kishin pranuar rreth 594 OJQ përfituese.

Këto të dhëna tregojnë se në vitin 2018 në nivel të ministrive kemi rritje të numrit të OJQ-ve përfituese të mbështetjes financiare publike me rreth 200 OJQ, krahasuar me vitin 2017.

Në raportin e publikuar vërehet që mbështjen më të madhe për Organizatat Qeveritare e ka dhënë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit pasuar më tej nga Zyra e Kryeministrit ,ndërsa më pak ka ndarë mjete Minsitria e Tregtisë dhe Industrisë me vetëm një OJQ.

E të gjitha këto financime për OJQ-të e ndryshme, eksepert të ekonomisë po i shohin si të dyshimta.

Eksperti i ekonomisë Lulzim Beqiri i ka thënë Gazetës Blic se ndarja e buxhetit të shtetit për OJQ-të e ndryshme duke mos përfillur asnjë kriter lë shumë për të dëshiruar.

Beqiri ka theksuar se edhe nga Raporti i Auditorit të përgjithshëm janë dhënë vërejtje në lidhje me shpërndarjen e këtyre mjeteve.

“Ndarja e buxhetit të shtetit për OJQ të ndryshme nga ana e Kryeministrit të vendit duke mos përfillur asnjë kriter është për çdo kritik, edhe Raporti i Auditorit të përgjithshëm ka dhënë vërejtjeje lidhur me shpërndarjen e këtyre mjeteve, mendoj se disa nga fondet janë për interesa politike që nuk ndihmojnë as komunitetin e as sistemin në Kosovë, prandaj një praktikë e tillë duhet të hetohet dhe kryerësit e këtyre veprave të dalin para drejtësisë”, u shpreh ai.

Beqiri përmend disa OJQ-ë që kanë përfituar miliona pa asnjë lloj procedure paraprake.\

“Sipas raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Zyrës së Kryeministrit për vitin 2018, u ndanë 815 mijë eurove nga qeveria për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, pa u respektuar procedurat për subvencionimin. Janë edhe shumë vendime të tjera që kanë ndikuar në mirëqenien e qytetarëve.

Ndarja nga buxheti i shtetit të 1 milion eurove për të paguar shpenzimin e energjisë për komunitetin serb, i cili as që e njeh shtetin e pavarur të Kosovës, madje neve edhe i përqafojmë, vetëm e vetëm të rrinë në qeveri në mënyrë që pushteti të mbahet qoftë edhe një ditë, pastaj, ndarja e një fondi prej 290 mijë eurosh për ish luftëtarët dhe familjet e tyre në rastin e Kumanovës ka ngjallur reagime, përderisa Kosova ka ligje të rrepta që sanksionojnë çdo veprim që nxitë një qytetar të luftoj jashtë vendit, personalisht mendoj se ata luftëtarë janë ra pre e mashtrimeve dhe mendoj se janë krenaria e vendit, mirëpo, pse ka nevojë Qeveria të ndajë mjete për ta përderisa ata konfliktin e kishin jashtë territorit të Kosovës. Shteti i Kosovës i dha kompanisë “Bechtel&Enka”, e cila po e ndërton autostradën për Shkup, “Arbën Xhaferi”, hiç më pak se 53 milionë euro pagesë shtesë për shkak të vonesave në kryerjen e pagesave.

Sipas ZKA-së janë 295,809,378 euro mjete të cilat nuk janë tërhequr/shpenzuar sipas marrëveshjeve të arritura me institucionet financiare ndërkombëtare, si pasojë e mospërputhjes së dinamikës kohore në mes të alokimit të kredive dhe realizimit të projekteve,ndërsa, vlera e paguar e tarifave të zotimit për mjetet e kredive të pa tërhequra nga huamarrësit arrin kuotën prej 890,000 euro”, ka deklaruar ai.

Edhe Njohësi i çështjeve Ekonomike Mustafë Kadrijaj ka folur për këtë çështje për Gazetën Blic.

Ai ka bërë me dije se parimisht është normale që qeveria të përkrahë organizatat joqeveritare, mirëpo sipas tij, kur sheh që nga financimi që po ju bëhet disa organizatave nuk ka përmirsim të punës në të cilën ato operojnë atëherë kjo le të kuptohet që këto para të buxhetit të shtetit po keqpërodren.

“Parimisht është normale që qevria të perkrah organizatat joqevritare duke marrur parasysh që ndikojnë në senzimibilizmin e oponionit per tema te caktuara po ashtu edhe ne aktivitere te ndryshme në mbrojte të ambientit apo grupeve te margjianlizuara. Por duke u bazuar qe nuk ka ngritje te cilsisë së ambinetit po ashtu kemi vazhdimisht pakënaqesi nga grupet e margjinalizaura nuk di cila ka qene arsyeja qe qevria te hap arken e shtetin ne financimin e organizatave joqevritare. Intuita te krijin dyshimin që keto mjete vetem kalojnë në llogari te organizatave jo qevirate si kanal per keqperdorim te buxhetit dhe mund të jenë organizata qe janë të hapura nga njerzit e afert me pushtetin te cilat ne menyrë jo formale kryejnë punë për pushtetin aktual duke venë raporte artificilae në favor te qevrisë dhe kryemisntrit aktual. Pra si rezultat nuk kemi performancë pozitive vetem shpenzim i buxhetit si dhe duke krijuar oponion joreal ne performancen e qevrise e më se paku ne vetdijsimin e oponionit per teme te caktuara politike, ekonimike, shoqerore dhe në mbrojte te ambientit. Per kete do te duhej te behej nje auditim i pavarur duke investiguar edhe si vlera por edhe perfaqsuseit e ketyre organizatave nga anojnë dhe a kane qene ne pes vitet e fundit anëtar apo lobues të partive politke dhe të njerëzve që qeverisin”ka thënë Kadrijaj.

Raporti mbi mbështetjen financiare publike për OJQ-të për vitin 2018, është raporti i tretë i përgatitur nga Zyra për Qeverisje të Mirë në nivel të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me mbështetjen financiare publike për OJQ-të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera