Lajme

OIK e shqetësuar me situatën me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 27 January 2022

Zyrtarë të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me situatën epidemiologjike me pandeminë Covid 19 dhe për kushtet në të cilat punon komuniteti shëndetësor.

Sipas një komunikate për media, lëshuar nga OIK, këta të fundit po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike.

“Duke parë numrin e madh të të infektuarve, si ndër pacientë ashtu edhe tek komuniteti shëndetësor, shprehim konsideratën më të lartë për gjithë kolegët që në këtë gjendje të rënduar pandemike, shpesh në kushte të rënda të punës, janë në krye të detyrës, për të ofruar më të mirën për pacientët, gjithandej Kosovës”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Naser Rrustemaj, Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë.

-Advertisement-

Gjendja e rënduar shëndetësore dhe shtimi i rasteve me Covid 19, sipas OIK, ndikon direkt edhe në punën e stafit shëndetësor, të cilët pos ndihmës që po i japin pacientëve, janë edhe të rrezikuar potencialisht për t’u infektuar vet sikurse edhe familjarët e tyre.

“OIK apelon tek të gjitha institucionet relevante që të sigurojnë mjete mbrojtëse të domosdoshme për punën e stafit shëndetësor si dhe të ofrojnë mundësi e kushte sa më të mira pune për stafin infermieror”, thuhet në komunikatë.

Oda ka apeluar edhe tek anëtarësia e saj si dhe tek pacientët dhe qytetarët që të respektojnë me përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për të qenë sa më të mbrojtur karshi varianteve të virusit Covid 19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera