Lajme

OIK dënon incidentin mes specializantit dhe infermierit

Autori: Islam Morina 17:03 | 03 December 2021

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, ka reaguar lidhur me incidentin që ka ndodhur gjatë kësaj të premte mes një specializanti dhe një infermieri.

Incidenti u raportua të ketë ndodhur në Qendrën Emergjente të QKUK-së, kurse OIK ka kërkuar nga menaxhmenti i QKUK-së që të ndërmarrë masa disiplinore ndaj atyre që dhunën e përdorin si mjet për zgjidhje të problemeve, shkruan Gazeta Infokus.

Nga OIK, po ashtu kanë thënë se do të hetojnë nëse ka pasur shkelje të etikës duke kërkuar nga punonjësit shëndetësor të përmbahen nga mosdurimi që mund të qojë në përdorim të dhunës si një akt i shëmtuar.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

“Dënojmë incidentin në mes profesionistëve shëndetësor

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, dënon incidentin që ka ndodhur në Qendrën Emergjente të QKUK ndërmjet një mjeku dhe një infermieri.

OIK, duke dënuar dhunën që ka ndodhur, kërkon nga menaxhmenti i QKUK-së që të ndërmarrë masa disiplinore ndaj kujdo që dhunën e përdorë si mjet për zgjidhje të problemeve.

OIK po ashtu, përmes organeve të veta, do të hetojë nëse ka pasur shkelje etike nga ana e anëtarit të saj të përfshirë në këtë incident dhe kërkon posaçërisht nga punonjësit shëndetësorë që të përmbahen nga mosdurimi që mund të çojë deri tek përdorimi i dhunës, si një akt i shëmtuar, posaçërisht kur ndodhë ndërmjet punonjësve shëndetësorë.

Gjithashtu, besojmë shumë që edhe organet e Odës së Mjekëve, do të veprojnë sipas kompetencave për të ndërmarrë veprime në funksion të zbatimit të ligjshmërisë për rastin në fjalë”, thuhet në reagimin e OIK-ut./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera