Lajme

Ohër: e moshuara humb jetën nga zjarri

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 12 February 2018

Një e moshuar ka humbur jetën nga një zjarr që përfshiu sot në mëngjes banesën e saj në Ohër të Maqedonisë.

Zjarri është raportuar nga fqinjët e saj në orën 7:05 minuta. Zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë dhe kanë lokalizuar zjarrin të penguar përhapjen e tij në banesa të tjera të pallatit.Por për të moshuarën nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.

Gruaja është dërguar menjëherë në spitalin e Ohrit, ku është konstatua vetëm vdekja e saj. Informacionet e para tregojnë se bëhet fjalë për një rast aksidental dhe zjarri mund të jetës shkaktuar nga një cigare e pashuar, raporton Alsat-M.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera