Oferta për statutin e Asociacionit në Ohër, Kurti i tregon në detaje Ramës si refuzoi Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus
22:36 | 26 March 2023
Një javë pasi u pajtua në Ohër për marrëveshje me Serbinë, kryeministri i Kosovës ka vizituar Shqipërinë të dielën për siç e ka quajtur ai “vizitë pune”.
E në atë vizitë pune, kreu i ekzekutivit kosovar ka takuar homologun e tij Edi Rama.
Kurti e ka informuar kryeministrin e Shqipërisë në detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe i ka treguar sesi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka refuzuar nënshkrimin e asaj marrëveshjeje, përkundër se brenda saj ka qenë edhe statusi i Asociacionit në pjesën e zbatimit të marrëveshjeve Kosovë – Serbi të arritura ndër vite në Bruksel.
Për përmbajtjen e këtij takimi ka dalë me komunikatë edhe zyra e kryeministrit.
“Kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin Rama për dinamikat e takimit, propozimet kreative të delegacionit negociator të Kosovës dhe për qasjen konstruktive të tij e Qeverisë së Kosovës gjatë gjithë procesit që i ka paraprirë marrëveshjes”, thuhet ndër tjerash.
“Duke folur për zhvillimet e bisedimeve, ai po ashtu e njoftoi kryeministrin Rama për refuzimet e Serbisë ndaj ofertës së tij për draftimin e statutit për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazë mbi bazën e tri shtyllave që i referohen Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit të 2015-së, letrës së ish-përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini të gushtit të vitit 2015 dhe qëndrimit amerikan të artikuluar nga këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan, Chollet dhe emisarit amerikan Escobar të janarit 2023, dhe nënshkrimit të aneksit të zbatimit të Marrëveshjes Bazë në Bruksel, sikurse edhe vetë marrëveshjen”.
“Gjatë takimit u diskutua edhe për marrëdhëniet shumë të veçanta, të ngushta dhe të afërta ndërmjet dy republikave dhe për bashkëpunimin e dy qeverive. Me këtë rast, u dakordua që mbledhja e nëntë e përbashkët e dy qeverive të mbahet në qershor, kësaj radhe në Shqipëri”, përmbyllet komunikata.
Kurti në Shqipëri ka takuar krerët e institucioneve, si dhe ish-presidentin, Ilir Meta, por jo edhe Partinë Demokratike (PD), që është forca kryesore opozitare në Shqipëri.
Kjo gjë nuk iu ka ikur gazetarëve të cilët e pyetën Kurtin se pse e ka shmangur një takim me opozitën.
Por Kurti nuk kishte përgjigje direkte, pos asaj që nuk e përjashtojë mundësinë që herave tjera të ketë takime edhe me opozitën.

Të tjera
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...