Lajme

Oferta e re e VV-së| Agim Veliu thotë që nuk është serioze, por do ta shqyrtojnë

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 14 January 2020

Mbrëmjen e së hënës edhe një ofertë e re nga Vetëvendosje iu dërgua LDK-së.

Por, se çka ka në këtë ofertë, ende nuk dihet, pasi kjo gjë nuk është bërë publike, shkruan gazeta inFokus.

Se çka ka në ofertë nuk dihet, por i dyti i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë që oferta nuk ka diçka të re e serioze e cila mund ta zgjidhte situatën e krijuar.

-Advertisement-

“Unë po flas personalisht nuk është diçka serioze. Jemi duke e shqyrtuar megjithatë nuk ka diçka të re. Nuk ka diçka serioze aty që mund të na nxjerrë prej situatës”, tha Veliu.

Megjithatë sipas tij, kjo ofertë duhet të shqyrtohet brenda organeve të LDK-së.

“Duhet me shqyrtua me organet e LDK-së edhe besoj se do të bisedojmë për parime të marrëveshjes, nuk e di çfarë kemi të shqyrtojmë në këtë ofertë”, u shpreh Veliu për Telegrafin.

I pyetur se a do të mund të ketë takim brenda ditës së sotme mes Mustafës dhe Kurtit, nënkryetari i LDK-së u shpreh se “Jo takime nuk besoj që ka, letrën e kemi marrë bazë të saj do ta shqyrtojmë parimet dhe pozicionet tona”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera