Lajme

“Ofensivë” e policisë në Gjakovë kundër ngasësve të pakujdesshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 05 August 2022

Policia në Gjakovë ka konfiskuar një numër të madh të patentë shoferëve nga drejtuesit të cilët kanë përdorur alkool dhe ata që kanë shkaktuar kundërvajtje të tjera në trafik.

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e policisë në Facebook, bëhet e ditur se policia në implementimin e Planit Operativ “Alkooli” ka bërë matje me alkool test ndaj 410 drejtuesve të mjeteve motorike ku janë konfiskuar, si masë mbrojtëse, 53 patentë shoferi ndaj drejtuesve të cilët kanë përdorur alkool. Po ashtu janë marrë masa tjera preventive dhe ndëshkuese edhe ndaj kundërvajtësve të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje tjera, ku për një javë janë shqiptuar 1374 gjoba të trafikut dhe rreth 100 patentë shofer janë konfiskuar.

Këto konfiskime janë bërë nga data 26 korrik deri më 1 gusht.

-Advertisement-

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë do të vazhdon me aktivitete preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ju bënë apel gjithë pjesëmarrësve në trafikun rrugor që t’i zbatojnë dispozitat ligjore dhe rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për një siguri më të lartë në trafikun rrugor dhe mos të bëhen shkaktar të viktimave në aksidentet rrugore”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera