Lajme

Ofendoi rëndë gazetarin kosovar në pension, Fahri Musliu – Blerim Vela largohet nga pozita e shefit të stafit të presidentes

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 30 November 2023
Blerim Vela nuk do të jetë më shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.

Demokracia.com ka siguruar vendimin e presidentes Osmani, ku konfirmohet largimi i tij.

Vela ishte emëruar shef i stafit të presidentes Osmani tre vite më parë.

-Advertisement-

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, u kërkua shkarkimi i tij, pasi i njëjti ofendoi rëndë gazetarin kosovar në pension, Fahri Musliu pasi tha se “është babai i Aleksander Vucicit”.

Shefi i stafit të presidentes Osmani i ka thënë Vuçiqit se duhet ta bëjë testin e poligrafit dhe analizat e ADN-së”.

Vela ka thënë se një gjë të tillë Vuçiq duhet ta bëjë bashkë me Fahri Musliun.

“Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”, ka shkruar Vela.

Ndërkohë presidenti serb ka Vuçiq ka publikuar një video në Instagram, ku shihet bashkë me babain e tij, e ku iu jep përgjigje edhe raportimeve të shumta nëpër media.

Megjithatë, ende nuk dihet arsyeja e saktë e largimit të tij nga kjo pozitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera