Ekonomi

OEK dhe komuna e Prishtinës me memorandum komunikimi

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 25 July 2018

Kryetari i sapo zgjedhur i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi sot ka zgjedhur të vizitojë kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Pas takimit Ahmeti dhe Rukiqi në një konferencë kanë deklaruar se është diskutuar për problemet që ballafaqohet Oda dhe bashkëpunimi në të ardhmen me komunën.

Ahmeti tha se janë dy çështje akute për të cilat u fol në takim, ndërtimet, përfshirë problemin e legalizimit dhe Shoqatën e Gastronomëve.

-Advertisement-

“ Dy fusha janë më akute, apo që kërkojnë një komunikim më të shpeshtë në mes nesh. Ato janë ndërtimtaria dhe Shoqata e Ndërtimtarëve. Tash i kemi disa çështje, domethënë ka kaluar Ligji i Legalizimit para dy ditëve, I kemi çështjet e inspektimit final, apo pranimeve teknike në Komunën e Prishtinës që duhet të përshpejtohen si procese, por natyrisht edhe çështje që gjithmonë  janë të rëndësishme, si procedurat e leje, që po mundohemi t’i përmirësojmë. Dhe, shoqata e dytë është ajo e gastronomëve për probleme të tilla si oraret e punës, terasat, me të gjitha këto të cilat ndërlidhen me funksionimin e tyre. Sot u dakorduam që të caktojmë edhe personat. Besoj që shumë shpejt do ta nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi për komunikim të vazhdueshëm në mënyrë që t’ adresojmë këto probleme”, tha Ahmeti.

Kryetari i Odës takimin me Ahmetin e ka quajtur konstruktiv. Sipas tij partneriteti me komunën e Prishtinës është shumë i rëndësishëm për OEK.

Rukiqi tha se OEK o t’i kushtojë rëndësi sektorit privat në këtë komunë.

Ai tha se duhet që komunës t’i jepet hapësirë për dhënien në shfrytëzim të pronave, sepse kjo, sipas tij, nxit investimet e jashtme.

“Ne besojmë që ekzistojnë hapësira që në kuadër të legjislacionit të gjenden mekanizma që mund të stimulojnë  investimet në komuna, veçanërisht në komunën e Prishtinës, sidomos kjo çështja e dhënies së lejes në shfrytëzim për pronën komunale. Përveç stimulimit  në forma tatimore, një element kyç është edhe toka. Vendet e rajonit kanë pasur një sukses të madh në sigurimin e tokave për operim të kompanive të rëndësishme evropiane që kanë marrë pjesë në prodhim në këto vende. Në këtë rast edhe ne mund të shfrytëzojmë edhe këtë komponentë”, tha Rukiqi.

Kreu i Odës tha se nuk janë kundër zonave ekonomike si model po të atyre qe mund të krijohen pa studim fizibiliteti.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera