OEK apelon për ligjshmëri në rastin Klan Kosova
Autori: Gazeta inFokus
09:42 | 16 Qershor 2023
Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës që t’i merret certifikata e biznesit kompanisë Klan Kosova.
Përmes një komunikate për media, OEK-ja vlerëson se ky vendim nuk është në përputhje me procedurën administrative gjegjëse prandaj kërkon që vendimi të rishikohet.
“OEK është e shqetësuar edhe më tepër me implikimet që sjell ky vendim, sidomos me mundësinë që të mbyllet Klan Kosova si medium. Klan Kosova është ndër mediat që ka bërë më së shumti për promovimin e bizneseve vendore, prandaj çdo cenim i medias Klan Kosova është edhe cenim i promovimit të prodhimeve kosovare. Për më tepër OEK është e shqetësuar edhe me implikimet që një vendim i tillë, pa respektuar proceduarat administrative, do të ketë në imazhin e Kosovës si vend që tenton të tërheq investime të huaja”, thuhet në reagimin e OEK-së.
Prandaj, “OEK-ja apelon për vendimmarrje të drejtë, të bazuar në procedurat e ligjet gjegjëse si dhe respektim të të drejtave të bizneseve por edhe për pacenueshmëri të lirisë së shprehjes”.
Kujtojmë se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të mërkurën publikoi një vendim përmes së cilit thuhej se Klan Kosova i pezullohet certifikata e biznesit.
Ndaj këtij veprimi të qeverisë ka pasur reagime të shumta, si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë vendit, duke e dënuar dhe cilësuar veprimin e Qeverisë si tentim për frikësim të mediave.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...






























