OEK: Aksionet e fundit të organeve të rëndit po dëmtojnë gastronominë e hoteleritë
Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 08 February 2019
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj disa aksioneve të organeve të rëndit, të cilët kohëve të fundit po kryejnë bastisje nëpër kafiteri, restauronte e hoteleri.
OEK thotë se aksionet e tilla pa paralajmërim janë të pashembullta dhe të pabazuara, dhe nuk janë rruga e duhur për vendosje të rëndit dhe qetësisë. Ndërsa thekson se po dëmtojnë sektorët e biznesit të gastronomisë e hotelerisë.
“Ky lloj i fushatave, të cilat ndërmerren me procedura dhe direktiva ad-hoc, përveç dëmeve në sektorin e biznesit të gastronomsië dhe hotelerisë, e përçojnë mesazhin e mungesës së sigurisë juridike, për të bërë biznes dhe investime në Kosovë.
Rregullimi i këtij sektori dhe sektorëve të tjerë, kërkon dialog publiko-privat, si dhe proces të ndryshimeve ligjore, konform rrethanave të reja qe mund të krijohen në shoqëri dhe treg, gjithnjë duke balancuar interesat publike dhe private. Qasja arbitrare dhe e njëanshme, na sjell në situata që rrisin informalitetin në treg dhe mundësinë për rritje të keqpërdorimeve nga zyrtarët publik”, thuhet në reagimin e OEK dërguar medieve.
“Sektori i gastronomisë dhe hotelerisë, si një ndër sektorët me rritjen më të shpejtë, me numër të madh të vetëpunësimeve dhe të vendeve të punës për të rinj, ka rendësi të veçantë ekonomike për vendin, edhe për faktin e ndikimit te jashtëzakonshëm në promovimin e imazhit të vendit. Institucionet qeverisëse, nuk kanë arritur që ta përcjellin këtë trend të rritjes, me ndryshime ligjore të nevojshme, të cilat mundësojnë përkrahjen e mëtutjeshme për zhvillim të këtij sektori”, thekson OEK.
Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se së bashku me anëtarësinë nga ky sektor, të organizuar përmes Shoqatës së Gastronomeve, do të koordinojnë përpjekjet për mbrojtje të sektorit nga arbitrariteti i organeve shtetërore dhe për të siguruar rregullim ligjor, për këtë sektor, konform rrethanave të reja, rëndësisë ekonomike që ka ky sektor dhe interesave të qytetarëve.
Të tjera
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...