Lajme

Odës së Avokatëve të Kosovës i shtohen 18 avokatë të rinjë dhe 37 praktikantë!

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 21 June 2021

Oda e Avokatëve të Kosovës, mbajti ceremoninë e betimit solemn, në të cilën, betimin e dhanë 18 Avokatë dhe 37 Praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyrat e avokatëve.

Kryetari i Odes, z. Behar Ejupi, udhëhoqi me ceremoninë e betimit të avokatëve të sapo licensuar dhe të praktikantëve.

Kryetari Ejupi, gjatë ceremonisë së betimit, ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinjë në rrugëtimin e tyre profesional duke shprehur se avokatia është profesion i lirë dhe fisnik, të cilin avokatët duhet ta ushtrojnë në pajtim me Kodin e Etikës dhe me profesionalizëm.

-Advertisement-

Kryetari Ejupi u zotua se ai dhe Oda e Avokatëve të Kosovës do të jetë afër avokatëve duke i përkrahë ata në interesa të përbashkëta, me qëllim të përmbushjes së misionit të OAK-së dhe rolit të saj në përmirësimin e sistemit të avokatisë në Kosovë.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe anëtari i Këshillit Drejtues, njëherit Kryetar i Degës Regjionale të Gjakovës, z. Ergjyment Barbullushi, u.d. Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, znj. Albulena Ukimeraj dhe znj. Ardiana Azemi, avokate në Prishtinë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, për çdo vit begatohet me juristë respektivisht avokatë dhe praktikantë të rinjë, ashtu që Oda, aktualisht numëron 1141 avokatë dhe 216 praktikantë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera