Lajme

Odës së Afarizmit përkrahet nga Grupit Parlamentar i AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 04 July 2018

Përfaqësues të Odës së Afarizmit u takuan sot me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi.

Në këtë takim mes përfaqësuesve të OAK dhe deputetit Isufi u tha se është shumë e rëndësishme që të ndërtohen kanale të mirëfillta të komunikimit mes të përfaqësuesve të biznesit dhe institucioneve, në mënyrë që të krijohen ligje sa më te favorshme për zhvillimin e vendit dhe sjelljen e investitorëve të huaj në vend.

Gjatë këtij takimi, u prezantuan arsyet e themelimit të OAK-së, punën që është duke bërë dhe bizneset që përfaqësojnë.

-Advertisement-

“OAK gjatë kësaj kohe ka arritur që të krijojë bashkëpunim shumë të mirë me institucionet, organizatat si të vendit edhe ato ndërkombëtare, dhe ka arritur që të identifikojë shumë probleme të të bërit biznes, andaj komunikimi më i madh me biznesin është më se i nevojshëm” , tha kryetari i bordit Skënder Krasniqi.

Anëtari i Bordit të OAK Hysni Zogaj, theksoi si problem mos harmonizimin e ligjeve mes vete, duke bërë kështu që të mos merren parasysh efekti dhe kundër efekti që kanë ato ligje të cilat kanë bërë që ato të bien në kundërshtim me njëri tjetrin, me anë së cilave  duke përkrahë një sektor të caktuar, krijojnë efekte negative për pjesën më të madhe.

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, falënderoi OAK-në për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe theksoi se është e vërtetë që ka diskrepancë mes ligjeve dhe në shumë raste ato përkthehen nga vendet e tjera duke bërë kështu që të mos jenë të aplikueshme në Kosovë.

Ahmeti gjithashtu u shpreh i hapur për të bashkëpunuar dhe të përkrahë idetë dhe rekomandimet lidhur me çështjet konkrete dhe në këtë mënyrë që të gjindet një harmonizim në mes të interesave të Qeverisë, bizneseve dhe sindikatave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera