Lajme

Oda Ekonomike e Kosovës apelon trajtimin e çështjes së mishit belg

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 14 March 2018

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar lidhur me çështjen e mishit nga Belgjika, i cili thuhet se është sjellë me afat të skaduar në Kosovë, duke thënë që kjo çështje duhet të trajtohet urgjentisht në Qeveri dhe Parlament, si dhe përmes dialogut publiko-privat, shkruan Infokusi.com

Sipas tyre është koha e fundit që vendimmarrësit të angazhohen për mirëqenien e qytetarëve, duke aprovuar ligje dhe zbatuar politika që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Në këtë drejtim, OEK ka propozuar që të merren veprime konkrete dhe rasti në fjalë të mos mbetet pa përgjegjësi e pa adresë, por edhe të mos përsëritet në të ardhmen.

-Advertisement-

OEK kërkon që të identifikohet tërë rrjeti tregtar që ka organizuar shitjen e “mishit belg” dhe të nisen hetime nga prokuroria, dhe se të gjithë operatorëve biznesor të përfshirë në këtë rast t’iu suspendohet licenca për import dhe eksport.

Po ashtu kërkon që tregtia me produkte të rrezikshme dhe përdorimi i metodave të paligjshme për dëmtim të konkurrencës, të klasifikohen si veprime që sanksionohen me Kodin Penal.

OEK gjithashtu kërkon edhe rritjen e buxhetit për inspektime dhe sigurim të standardeve dhe cilësisë për të gjitha produktet që shiten në tregun e brendshëm dhe që të ketë angazhim të bizneseve për denoncim të praktikave të tilla që dëmtojnë konkurrencën dhe rrezikojnë të gjithë qytetarët.

Njëherësh, OEK kërkon përkrahje për prodhuesit vendorë të produkteve ushqimore në arritjen e standardeve dhe cilësisë, por edhe në rritjen e kapaciteteve prodhuese. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera