Oda e Stomatologëve reagon për rastin në Malishevë, ku një grua dyshohet se vdiq pas marrjes së shërbimeve stomatologjike
Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 23 August 2023
Oda e Stomatologëve të Kosovës ka reaguar pas raportimeve për rastin që ndodhi dje në Malishevë, ku dyshohet se një grua ka humbur jetën pas një vizite që kishte pasur në një ordinancë stomatologjike, ku i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Oda e Stomatologëve ka deklaruar se është duke e përcjellë me vëmendje rastin i cili ka ndodhur në Malishevë.
“Oda e Stomatologëve të Kosovës me vëmendje është duke përcjellë rastin e ndodhur dje në Malishevë, ku është raportuar për përfshirjen e një stomatologu, anëtar i OSK-së.
Oda e Stomatologëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë qytetarëve me rastin e ndarjes tragjike nga jeta e pacientes nga Malisheva, për të cilën siç është raportuar nga ana e mediave ka ndërruar jetë pas marrjes së shërbimeve shëndetësore stomatologjike”, thuhet në reagimin e tyre.
OSK është zotuar se pas daljes së raporteve të inspektoratit shëndetësor në institucionin shëndetësor ku është dhënë shërbimi stomatologjik, do të jetë në krye të detyrave dhe misionit të saj, duke ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj stomatologut, anëtarit të OSK-së, në raport me të gjeturat e konstatuara të inspektoratit shëndetësor./Telegrafi/
Të tjera
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...