Lajme

Oda e Mjekëve paditi Qeverinë e Kosovës, kërkon trajtim urgjent të lëndës

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 27 February 2023

Oda e Mjekëve të Kosovës me 21 mars 2021 kishte qeverinë e Kosovës pasi nuk ka pagoi shtesat dhe kujdestaritë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Oda e Mjekësve ku thuhet se me 23 shkurt sërish i është dërguar një kërkesë Gjykatës Themelore në prishtinë për trajtim me urgjencë të këtij rasti.

“Sipas autorizimit të dhënë nga Ju, Oda e Mjekëve të Kosovës me datë 21 mars 2021 ka parashtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë padinë ndaj të paditurës Qeveria e Republikës së Kosovës, me bazë juridike kompensim i shtesave nga Pako Emergjente Fiskale sipas Vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 05/18 i datës 29.07.2020 dhe Nr.18/38 i datës 30.10.2020. Që nga ajo kohë në interval të ndryshme kohore ka paraqitur pranë Gjykatës edhe kërkesat për trajtim me urgjencë të këtij kontesti, ku kërkesa e fundit Gjykatës i është dorëzuar me datë 23 shkurt 2023”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

“NJOFTIM LIDHUR ME PADITË PËR SHTESA DHE KUJDESTARI!
Të nderuar anëtarë të Odës së Mjekëve,
Si rrjedhojë e kërkesave të shumta të parashtruara nga Ju me qëllim informimin rreth zhvillimit të procedurës gjyqësore për padinë për shtesa nga pako emergjente dhe padinë për kompensimin e kujdestarive nga marrëdhënia e punës, Ju informojmë si në vijim:
Sipas autorizimit të dhënë nga Ju, Oda e Mjekëve të Kosovës me datë 21 mars 2021 ka parashtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë padinë ndaj të paditurës Qeveria e Republikës së Kosovës, me bazë juridike kompensim i shtesave nga Pako Emergjente Fiskale sipas Vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 05/18 i datës 29.07.2020 dhe Nr.18/38 i datës 30.10.2020. Që nga ajo kohë në interval të ndryshme kohore ka paraqitur pranë Gjykatës edhe kërkesat për trajtim me urgjencë të këtij kontesti, ku kërkesa e fundit Gjykatës i është dorëzuar me datë 23 shkurt 2023.
Poashtu, Ju informojmë se sipas autorzimit të dhënë nga Ju, Oda e Mjekëve të Kosovës me datë 23 qershor 2021 ka parashtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë padinë ndaj të paditurës Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), me bazë juridike kompensim i pagave shtesë në emër të kujdestarive nga marrëdhënia e punës. Që nga ajo kohë në interval të ndryshme kohore ka paraqitur pranë Gjykatës edhe kërkesat për trajtim me urgjencë të këtij kontesti, ku kërkesa e fundit Gjykatës i është dorëzuar me datë 23 shkurt 2023.
Lidhur me zhvillimin e procedurës kontestimore në të dyja rastet, kompetente tanimë është Gjykata Themelore në Prishtinë, meqenëse Oda e Mjekëve të Kosovës sipas autorizimeve ligjore ka konsumuar të gjitha veprimet juridike deri në këtë fazë të procedurës!
Oda e Mjekëve të Kosovës do t’i informojë anëtarët e saj, varësisht nga zhvillimet që do të ndodhin lidhur me këto dy konteste gjyqësore”.

/Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera