Lajme

Oda e Infermierëve dënon dhunën e infermieres ndaj të moshuarës

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 02 November 2022

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë shprehet e shqetësuar me pamjet e shfaqura në media ku një punonjëse e “Orendas”, shtëpisë për të moshuar në Pejë, shihet duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare.

Në reagimin e tyre thuhet se sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe “OIK është në verifkim të informacioneve nëse bëhet fjalë për ndonjë anëtare të saj apo siç ndodhë shpesh institucionet angazhojnë persona të pa kualifikuar e që me sjelljet e tyre ndikojnë direkt në imazhin e komunitetit shëndetësor”.

Tutje, në reagimin e tyre thuhet se OIK i dënon ashpër sjelljet e tilla.

-Advertisement-

“Sjelljet e tilla nuk u përkasin punonjësve shëndetësorë andaj OIK i dënon ashpër ato dhe sapo të marrë informacion më të detajizuar dhe zyrtar dhe nëse rezulton se personi në fjalë është anëtare e OIK, do të veprohet konfirm legjislacionit në fuqi”, thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera