Oda e Hotelierisë reagon ndaj paralajmërimit të masave të reja: Nuk do t’i respektojmë ato
Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 23 February 2021
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar për paralajmërimin e masave të reja mbrojtëse ndaj COVID-19.
Kjo Odë ka bërë thirrje që mos të kufizohen bizneset më sepse sipas tyre, asnjë masë e paligjikshme nuk do të respektohet nga ta.
Njoftimi i plotë:
Që nga fillimi i pandemisë, shumë biznese kanë pësuar shumë keq me dëmet dhe humbjet që u janë shkaktuar. Gjatë krejt kohës bizneset në përgjithësi kanë qenë të kujdesshëm në respektimin e masave, dhe kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë në çdo aspekt për mbrojtjen e qytetarit.
Mirëpo në anën tjetër, pas një viti sakrificë të të gjitha bizneseve, të gjitha subjektet politike, të gjitha pa asnjë përjashtim, e shikuan vetëm interesin e vetë. Manipuluan me popullin duke u bërë kinse interesohemi për ju, dhe në momentin që i duhej po ky popull, u anashkaluan komplet masat duke dalë jashtë në turma, sikurse gjithqka ndërroj brenda nate, e nuk po egziston më Virusi, dhe në fund prap se prap me pasojat po përballen bizneset.
Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Prof.Dr Hysen SOGOJEVA ka reaguar duke thënë se: Është po i njejti popull që tash është “liru” e po dalin në kafe e restorante, sepse ishit pikërisht JU ata që i’u thatë që çdo gjë është në rregull, mundeni me dalë lirisht.
Pas të gjitha këtyre ndodhive, ÇKA janë këto paralajmërime se mundet me pasë ndalesa të reja?
Po doni me i mbyll prap bizneset a?
Po doni prap me i dënu qytetarët me gjoba e në anën tjetër po i leni pa punë? Pikërisht në momentin kur bizneset filluan pak me u ‘’kfjell’’ dhe me punu, ju doni me i mbyll prap a?
Ku është logjika e gjithë kësaj të nderuar??
Për qefet E JUAJA politike desh u bonët cop nëpër salla të dasmave e në oda, ndërsa bizneset që me shumë mund punuan ditë e natë qe sa kohë vetëm sa për të mbijetuar, fare nuk i morët parasysh.
Bizneset në fushën e gastronomisë dhe hotelierisë edhe gjatë kohës së fushatave tuaja me çdo kusht mundoheshin t’i respektonin masat e manualit, me qëllimin e vetëm ta ruajnë shëndetin e qytetarëve.
Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Prof. Dr. Hysen SOGOJEVA i’u bën thirrje të gjitha bizneseve nga të gjitha sektorët vazhdoni t’i respektoni masat e manualit që i keni dhe të cilin bashkarisht e kemi punuar.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës edhe njëherë i’u bën thirrje juve kushdo që jeni duke i planifikuar këto masa: Mos i kufizoni bizneset më, mos bëni eksperimente përndryshe asnjë masë e palogjikshme nga ana juaj nuk do të merret parasysh dhe nuk do të respektohet!
Të tjera
-
Deputetja e zgjedhur e VV’së jep detaje për ballafaqimin dy javor me COVID-19
Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka njoftuar...
-
Mesazhi i fuqishëm i Vjosa Osmanit për ushtarët e FSK-së
Ka nisur ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Koso...
-
Avokati i Popullit: Dhuna në familje është në rritje, ky vit do të jetë për mbrojtje nga diskriminimi
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka prezantuar sot dy raporte me rek...
-
Zeka paralajmëron arrestime: Arigoni i videos për vjedhje votash në QNR hyri me bexh të falsifikuar, përmes zyrtarëve të lartë politik
Ish-deputeti Milaim Zeka ka paralajmruar arrestime në lidhje me skandalin e v...
-
Nis ceremonia për nisjen e ushtarëve të FSK-së në mision paqeruajtës
Ka nisur ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Koso...
-
Rrokulliset një veturë në Prizren
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në Prizren. Nuk dihet nëse ...
-
Adrijana Hoxhiq dorëzon ankesë në Supreme, paralajmëron se s’do të ndalet me kaq
Adrijana Hoxhiq nga Lista “Ujedinjena Zajednica” (Komuniteti i Bashkuar) ka d...
-
Qeveria Hoti del me vendim të ri pas sulmeve kibernetike
Qeveria e Kosovës në detyrë ka marrë disa vendime në mbledhjen e 68 me radhë....
-
Dhurata e veçantë që mori Vjosa Osmani nga vajzat për 8 Mars
Më 8 Mars, u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas. Me këtë rast për gratë nuk...
-
Mblidhet qeveria Hoti, këto janë të gjitha vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur mbledhjen e 68-të me radhë ku ka marrë...
-
Kush do ta zëvendësojë Meliza Haradinajn-Stubllën në pozitën e ministres?
Qeveria në detyrë akoma s’ka vendosur se kush do ta zëvendësojë Meliza Haradi...
-
Qeveria Hoti akoma pa vendim për zëvendësimin e Meliza Haradinajt si ministre e MPJD-së
Drejtoresha e Zyrës së Komunikimit me Media të Qeverisë, Antigona Baxhaku tho...