Oda e Farmacistëve: Të rregullohen çmimet e produkteve medicinale në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 22 November 2020
Oda e Farmacistëve: Të rregullohen çmimet e produkteve medicinale në Kosovë
Oda e Farmacistëve të Kosovës ka reaguar sot për çështjen e çmimeve të produkteve medicionale.
Oda ka bërë thirrje që sa më parë të merren masa dhe të vendoset rregull me çështjen e çmimeve të produkteve medicinale të bllokuar tashme sa muaj nga Ministria e Shëndetësisë dhe të ndalet kjo goditje e madhe që i bëhet shoqërisë por edhe farmacistëve.
Oda ka kërkuar që dinjiteti i farmacistëve si profesionistë shëndetësorë të ruhet me çdo kusht por për këtë gjë duhet të bëhen veprime nga qeveria dhe parlamenti.
“Ruajtja e dinjitetit dhe vendosja e rregullave do të thotë mirëqenie më e mirë për pacientët dhe ruajtje e shëndetit publik të popullatës”, thuhet në reagimin e odës.
Sipas kësaj organizate, ata kanë reaguar disa herë dhe në vazhdimësi lidhur me çështjen e çmimeve të produkteve medicinale.
“Ky reagim gjithashtu është dërguar edhe në adresat e ndryshme në Ministrinë e Shëndetësisë, Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës por edhe gjatë dëgjimit publik të Ligjit për COVID. Shkresa e bashkëngjitur (e datës 11 gusht) në pikën e dytë pikërisht në kohën e hartimit të Ligjit për COVID e përmban propozimin por njëkohësisht shqetësimin e OFK lidhur me këtë çështje. Ne po e shohim çdo ditë jo vetëm me produktet që përdoren për trajtimin e COVID por edhe me produktet tjera se çfarë problemi i madh i shkaktohet Kosovës (Farmacistëve dhe popullatës) me këtë mos-rregullim”, thuhet në reagim.
Të tjera
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...