Oda e Afarizmit të Kosovës ultimatum Qeverisë për heqjen e masave
Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 24 January 2022
Oda e Afarizmit të Kosovës, përmes një njoftimi dërguar mediave ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër Kryeministrit Kurti dhe Ministrave të linjës, duke i kërkuar që të largojë orën policore pasi që ky vendim po është shumë i dëmshëm për bizneset.
Në këtë njoftim thuhet se Oda e Afarizmit gjithashtu kërkon nga Qeveria që me urgjencë të i përkrahë punëtorët dhe bizneset që u mbyllën apo u është kufizuar shfrytëzimi i hapësirës.
“Oda e Afarizmit të Kosovës vazhdimisht bënë thirrje tek komuniteti i biznesit që të respektohen masat e vendosura nga Institucionet e Republikës së Kosovës, mirëpo gjithashtu po kërkon nga Qeveria e Kosovës që çdo vendim për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë apo përgjysmim i tij të përcjellët me përkrahje financiare”, thuhet në njoftimin e tyre.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:/Gazeta Infokus/
Vendim tepër i dëmshëm për punëtorët dhe bizneset
Përmes një shkrese të përcjellur tek Kryeministri dhe Ministrat e linjës, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në emër të komunitetit të bizneseve që përfaqëson edhe një herë kërkoi nga Qeveria e Kosovës largimin e orës policore dhe kushtëzimin e vendosur për hyrje në Kosovë, me tre vaksina përmes Vendimit Nr. 01/55.
Sipas OAK-së obligimi për vaksinim me tri doza të vaksinës po ndikon që edhe më shumë të kufizohet lëvizja e qytetarëve si dhe qarkullimi i bizneseve.
Ndërsa, bazuar në pikën 14 të Vendimit Nr. 01/55 thuhet që “Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00”, përmes këtij vendimi vazhdon të kufizohet ushtrimi i veprimtarisë për sektore të veçanta.
Gjithashtu, OAK kërkon që me urgjencë të përkrahen punëtorët dhe bizneset që u mbyllën apo u është kufizuar shfrytëzimi i hapësirës në 30%, 50% apo 70%., pasi që si rezultat i këtij kufizimi janë dëmtuar qindra biznese dhe kanë mbetur pa punë mijëra punëtor.
Oda e Afarizmit të Kosovës vazhdimisht bënë thirrje tek komuniteti i biznesit që të respektohen masat e vendosura nga Institucionet e Republikës së Kosovës, mirëpo gjithashtu po kërkon nga Qeveria e Kosovës që çdo vendim për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë apo përgjysmim i tij të përcjellet me përkrahje financiare.
Çdo qytetari të Republikës së Kosovës, përmes Kushtetutës së vendit, i sigurohet e drejta e ushtrimit të punës.
Duke marrë parasysh që aktualisht jemi në një situatë të jashtëzakonshme, më e pakta që mund të bëjë shteti për qytetarin që nuk e lejon të punoj është t’i ofroj përkrahje financiare.
Të tjera
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...